Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijjeh (v. 728)
Burimi: El-Fataua el-Irakijjeh (1/31)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dijetarët kanë mospajtime se a ka nevoje të bëhet nijet për bashkimin dhe shkurtimin e namazeve në udhëtim. Shumica thonë se nijeti nuk është kusht. Këtë mendim e kanë edhe medhhebi i Malikut dhe i Ebu Hanifës dhe është një nga mendimet e medhhebit të Ahmedit, diçka që sugjerojnë tekstet e Kuranit dhe të sunnetit dhe parimet e përgjithshme.
Esh-Shafeiu dhe një grup Hanbelish besojnë se nijeti është kusht.
Mendimi i shumicës është se ai mbështetet nga sunneti i të dërguarit të Allahut ﷺ.