Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një burrë i martuar i cili joshet nga gratë. Nga ana tjetër gruaja e tij nuk pranon që ai të martohet me një grua tjetër

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Është një burrë i martuar i cili joshet nga gratë. Nga ana tjetër gruaja e tij nuk pranon që ai të martohet me një grua tjetër. Ajo është e mirë ndaj tij, por femrat janë një sprovë për të. Cila është këshilla juaj?”
 
Përgjigje: “Allahu ka lejuar burrin që të martohet me disa gra. Kjo i përket dobisë së gruas.  Ju e dini se sa gra të pa martuara ka të cilat rrin në shtëpit e tyre. Sa për burrin, është ai që duhet të durojë dhe të ketë vështirësi dhe ti furnizojë disa gra. Gratë kanë dikë që u jep atyre strehim dhe kujdeset për to dhe ruan nderin e tyre. Kjo i përket përparësive të grave. Që disa gra nuk kanë dëshirë që burrat e tyre të martohen me shumë gra kjo është një antipati e natyrshme. Burri nuk duhet të shqetësohet për këtë fare. Ai duhet megjithatë të jetë i drejtë me to:
 
”Nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj.” (4:3)
 
Nuk lejohet martesa me shumë gra nëse nuk mund të jeshë i drejtë. Por në qoftë se ai mund të jetë, Allahu ja ka lejuar atij të martohet me shumë gra.”

Shpërndaje: