Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/7-8)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si duhet përgjigjur ndaj thënies së të krishterëve, të cilët thonë se profeti (salAllahu alejhi ue selem) kishte shumë gra për shkak të epshit?
Përgjigje: Epshi padyshim i përket burrërisë. Prandaj, burri pa epsh është i plogësht dhe i ngathët. Kjo është një gjë.
Një tjetër gjë është se në qoftë se me të vërtetë do të ishte sikurse thonë ata, ai do të ishte martuar me virgjëresha e jo me gra të moshuara. Disa ishin të moshuara, prej tyre ishte Khatixhja (radijAllahu anha) e cila ishte dyzet vjeçare kur ajo u martua me profetin (salAllahu alejhi ue selem). Kjo është një moshë e vjetër për gruan, sikurse Allahu të mos e kishte forcuar atë që të lindte fëmijët e profetit.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) u martua vetëm me një të virgjër; me nënën e besimtarëve Aishen (radijAllahu anha). Ai e bëri këtë për shkak të lidhjeve të forta që ai kishte për babain e saj. Burrin të cilin profeti (salAllahu alejhi ue selem) e donte më së shumti ishte Ebu Bekri. Ai dëshiroi që lidhjet gjithashtu do të forcoheshin me lidhje të martesës.
Është e njohur gjerësisht se do të kishte qenë jashtëzakonisht e lehtë për të dërguarin (salAllahu alejhi ue selem) të martohej me virgjëresha nëse ai do të donte këtë me të vërtetë. Por qëllimi i tij ishte sikurse u tha, që të përhapte diturinë dhe Sunnetin dhe të ketë lidhje me të gjitha fiset arabe.
Mos u habitni nëse të krishterët apo jehudët e fyejnë të dërguarin (salAllahu alejhi ue selem). Ata e fyejnë Kuranin dhe thonë se ai është kontradiktor dhe gjithashtu fyejnë sheriatin islam; thonë çfarë dobie ka që namazfalësi të qëndroj ngritur, të bie në ruku dhe pastaj të bie në sexhde? Ka nga ata që e thonë këtë edhe pse ata e dinë të vërtetën. Shumica e dijetarëve të tyre e dinë të vërtetën. Allahu ka thënë:
الَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَعْرِفُونَهُ كَمَا يَعْرِفُونَ أَبْنَاءهُمْ وَإِنَّ فَرِيقاً مِّنْهُمْ لَيَكْتُمُونَ الْحَقَّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ
”Atyre që ua kemi dhënë librin (jahudi e të krishterë), ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.” 2:146
Kë e njeh më mirë se sa birin tend? Askë. Allahu ka thënë:
أَبْنَاءهُمْ
”…si bijtë e vet…”
Ai nuk tha “fëmijët e tij”, sepse mund të ndodhë që të mos je krenar për vajzën tuaj apo nuk të intereson për të. Ndërsa rasti me djalin nuk është i tillë. Çdo dyshim që vie nga orientalistët dhe të tjerë janë hipokrizi e qartë. Prandaj mua nuk më pëlqen që libra të tilla të qarkullojnë në mesin e njerëzve të thjeshtë. Megjithatë, është në rregull që nxënësit ti lexojnë ato. Është në rregull që nxënësi ti dij dyshimet dhe të dij si ti refuzojë ato.
2:146