Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një ditë i ikën mendja e një ditë i kthehet

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (98/18)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi i agjërimit të një personi që herë i ikën mendja e herë i kthehet, ose në një ditë nuk di, kurse në ditën tjetër është i kthjellët?

Përgjigja: Gjykimi është i lidhur me shkakun. Kur ai është i shëndoshë mendërisht dhe i kthjellët, ai duhet të agjërojë. Kur ti ikën mendja dhe nuk e di se çfarë flet, ai nuk ka nevojë të agjërojë. Nëse atij i ikën mendja një ditë dhe është i shëndoshë mendërisht një ditë tjetër, nuk e di çfarë flet një ditë dhe është i kthjellët një ditë tjetër, ai agjëron ditën kur është i kthjellët në kokë dhe nuk agjëron ditën kur ai nuk është i tillë.

Shpërndaje: