Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=306
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
بسم الله الرحمن الرحيم
الحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله وعلى آله وصحبه ومن اتبع هداه،
أما بعد:
Çdo musliman i cili është krenar me Librin e Allahut dhe Sunnetin e të dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem dhe Sunnetin e kalifëve të tij të drejtë radijAllahu anhum, gëzohet lidhur me dënimin që Arabia Saudite e ka zbatuar mbi terroristët dhe kryengritësit. Ata i kanë dëshmitë e tyre në Kuran dhe Sunnet, dhe në veçanti në fjalët e Allahut Te ala:
إِنَّمَا جَزَاء الَّذِينَ يُحَارِبُونَ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَيَسْعَوْنَ فِي الأَرْضِ فَسَادًا أَن يُقَتَّلُواْ أَوْ يُصَلَّبُواْ أَوْ تُقَطَّعَ أَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم مِّنْ خِلافٍ أَوْ يُنفَوْاْ مِنَ الأَرْضِ ذَلِكَ لَهُمْ خِزْيٌ فِي الدُّنْيَا وَلَهُمْ فِي الآخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ
”Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.”1
I dërguari bujar salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Një dënim i aplikuar në tokë është më i mirë për njerëzimin se sa tu ipet atyre shi për dyzet mëngjese.”2
Allahu i dhashtë kësaj mbretërie Islamike stabilitetin dhe të kapurit për fenë e vërtetë të Allahut, i dhashtë asaj një pari të drejtë që e fton në të vërtetën dhe në drejtësi dhe shkatërron armiqtë e saj dhe para së gjitha Rafidat të cilët zemërohen nga të kapurit në Kuran dhe Sunnet dhe urrejnë që këto dënime të zbatohen. Sepse ata nuk besojnë në Kuran dhe Sunnet që u përcill nga sahabët e çmuar në besim, metodologji dhe luftë që fjala e Allahut Tabarak ue Te ala të mbizotërojë. Ata zbatuan dënimet e ligjësuara sipas Kuranit dhe Sunnetit për të vendosur të vërtetën që ruanë fenë, jetën dhe pasurinë dhe sjell sigurinë dhe stabilitetin.
Kjo ka zemëruar dhe është dënuar nga Rafidat e Iranit që e quajnë veten ”Republika Islamike”, por Islami nuk ka të bëjë me ta asgjë dhe ata nuk kanë të bëjnë me Islamin asgjë.
Kjo ka zemëruar dhe është dënuar nga libanezët që e quajnë veten ”Hizbullah – Grupi i Allahut”, por në realitet ata janë grupi shejtanit.
Kjo ka zemëruar dhe është dënuar nga Huthitë që e quajnë veten ”Ahlu-Ansar – Ndihmësat e Allahut”, por në realitet ata janë ndihmëtarë të shejtanit.
Ata janë zemëruar dhe kanë dënuar që ndëshkimet sheriatike janë zbatuar nga Arabia Saudite në përputhje me Kuran dhe Sunnet. Reagimi i tyre i turpshëm dëshmon se Islami të cilit ata i asocijohen është ai të cilin e themeloi atyre armiku i Allahut, dhe jehudiu Ibn Sebe dhe pasuesit e tij blasfemues (femohues). Ata janë armiqtë më të përbetuar të Islamit dhe muslimanëve, dhe veçanërisht ndaj sahabëve të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem që janë njerëzit më të mirë pas profetëve salAllahu alejhim ue selem selam.
Ky është pra Islami i Rafidave të cilin ata e përdorin për të vrarë muslimanët dhe për të abuzuar me pasuritë e tyre. Kjo ka qenë tipike për ta që kur ata u shfaqën deri në këtë kohë. Kjo është evidentuar ndër të tjera nga masakrat e tyre ndaj mijëra muslimanëve në Jemen, Irak dhe në Siri ku ata kanë shkaktuar një spastrim etnik të miliona njerëzve.Megjithatë, këta Rafida janë themelimi i terrorizmit të përgjakshëm dhe ideologjik. Në rrugën e tyre terroriste marrin pjesë edhe Hauarixhët dheTekfirët të cilët janë ndikuar nga Sejjid Kutubi dhe Tekfrët të tjerë kryesorë sot.
Shkruar nga Rabi bin Hadi el-Medkhali
22-03-1437
________________________
1 5:33
2 Transmetuar nga Ahmedi, Nesai, Ibn Maxheh dhe të tjerë nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu. Hadithi është i mirë sipas Albanit.