Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: fetvaja, nr. 1615
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi mbi fenë e re e cila quhet Ahmedijeh dhe mbështetësit e saj? Ku dhe kur u shfaq kjo fe dhe cili është gjykimi Islam mbi këta njerëz?
Përgjigje: Qeveria pakistaneze i ka gjykuar këta njerëz si të dalur nga Islami. Po ashtu, Liga e Botës Islame në Meke lëshoi një vendim të ngjashëm. Në vitin 1394 H (1974) shkroi parimet e vërteta të këtij grupi, si dhe ku ai filloi dhe kështu me radhë. Me pak fjalë, ky grup e ka deklaruar indianin Mirza Gulam Ahmed të jetë profet të cili pret shpallje nga Allahu dhe askush nuk do të ketë Islamin e saktë përveç nëse i beson atij. Ai ka lindur në vitet 1300 H (1800), por Allahu na ka treguar në Librin e Tij se profeti Muhammed (salAllahu alejhi ue selem) është profeti i fundit. Të gjithë dijetarët muslimanë janë njëzëri se kushdo që pohon se mund të ketë ndonjë profet tjetër pas Muhammmedit (salAllahu alejhi ue selem) është kafir, për shkak se ai e përgënjeshtron Librin e Allahut dhe hadithin e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) që thotë se Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem) është profeti i fundit. Përveç kësaj, kjo është gjithashtu në kundërshtim me konsensusin e umetit.