Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një foshnje vdes kur nëna fjeti teksa e ushqente me gji

”Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” nr 19762

Kryetar: Imam Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz

Nënkryetar: Alameh Abdul Aziz al esh-Shejkh

Anëtar: Alameh Abdullah ibn Ghudajan

Anëtar: Imam Salih el-Feuzan

Anëtar: Alameh Bekr Ebu Zejd

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetja: ”Më ka lind mua një fëmijë para njëzetë vitesh, dhe gruaja ime kishte fjetur gjatë natës, dhe ishte zgjuar dhe e ka mëkuar fëmijun, e ka vendosur gjirin e saj në gojën e foshnjes dhe atë e ka kapur gjumi, kur është zgjuar në mëngjes zbuloi se foshnja kishte vdekur. E ka ngulfatur me gjirin e saj. Ajo thotë se foshnja para kësaj ishte e sëmurë. Cili është gjykimi i sheriatit rreth kësaj çështjeje? Allahu iu dhashtë juve sukses! Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatehu.”

Përgjigjja: ”Nëse ndodhia është ashtu siç u përmend, gruaja jote ka shkaktuar vdekjen e foshnjës së saj gabimisht kur ajo i ka dhënë atij gjirin e saj dhe ka fjetur duke ia lerë (gjirin) në gojë. Gruaja juaj e ka ngulfat fëmijën me gjirin e saj, dhe e ka mbështetur trupin e saj mbi të. Prandaj ajo duhet të bëjë kefaret për vrasjen e njeriut pa dashje e që është lirimi i një robi (skllavi) besimtar. Nëse nuk ka skllav, ajo duhet të agjërojë dy muaj rresht. Gruaja duhet të pendohet tek Allahu, e të kërkoj faljen e Tij për atë që ka bërë dhe të mos e përsërisë më në të ardhmen.

Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.”

Shpërndaje: