Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (150 B), min: 15.11
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë mendoni për t’i bërë foto njeriut nga prapa shpinës?
Uthejmin: Pse bëhet kjo?
Pyetësi: Disa e bëjnë këtë si përkujtim.
Uthejmin: Përkujtimi bëhet nga shpina?!
Pyetësi: Disa udhëtarë bëjnë këso fotografi si përkujtimi.
Uthejmin: O vëlla, kjo nuk bën. Unë nuk mund ta imagjinoj këtë. A e fotografon një person të panjohur nga pas shpinës? Ti nuk e di se kush është në foto.
Pyetësi: Po, kjo ndodhë.
Uthejmin: Nëse është kështu kjo është mendjelehtësi. Unë nuk jap fetua në gjëra që janë mendjelehtësi. Edhe nëse kjo ndodhë, atëherë kjo nuk është imazh; dmth kjo është sikurse hija, sikurse kur njeriu ecë nën rrezet e diellit ndërsa i shfaqet hija.