“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Një grua nuk ka agjëruar katër vite

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Një grua tash është penduar. Ajo ka braktisur agjërimin katër vite. Nga injoranca ajo nuk i ka kompensuar ditët e humbura. Ajo thotë se nuk e di se sa ditë ajo ka humbur. Ajo agjëron nafile të hënave të enjteve dhe pyet vetën se a është e mjaftueshme nëse i kompenson ato ditët e humbura?

Përgjigje: Nëse ndërkohë ajo gjithashtu ka braktisur namazin, ajo nuk konsiderohet të ketë qenë muslimane. Edhe po të kishte agjëruar, agjërimi nuk do të kishte qenë i vlefshëm. Por nëse ka braktisur vetëm agjërimin duhet të kompensojë agjërimin e humbur. Nëse ajo nuk e di sa ditë i ka humbur, ajo duhet të bëjë mundin e saj për t’ia qëlluar se sa ditë ka humbur. Ditët e hënë dhe të enjte nuk zëvendësojnë ditët e humbura.

Shpërndaje: