Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një i ri mysliman dëshiron të martohet me një grua të krishtere. Më herët, ai ka pasur me të lidhje, ashtu siç është lidhja normale me gruan e martuar. Ndërsa, ajo tani është shtatzënë nga ai. Çfarë duhet të bëj personi i tillë në këtë rast?”
Përgjigje: “Nëse ata dy pendohet tek Allahu i Madhëruar, s’ka asnjë të keqe që ata të martohen me njëri-tjetrin, pasi që ajo ta ketë lindur fëmijën e saj.
Ndërsa ky fëmijë, duhet të njihet si fëmija i nënës, pasi që ai është fëmijë i lindur nga zinaja, andaj nuk mund t’i atribuohet babait të tij.
Megjithatë atyre nuk ju lejohet martesa me njëri-tjetrin në qoftë se që të dy nuk pendohen.”