Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://www.sahab.net/forums/showthread.php?threadid=338831]
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshëmit, Mëshirëbërësit
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut dhe selamet dhe salavatet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, familjen e tij, shokët e tij dhe ata që veprojnë në përputhje me udhëzimin e tij. Dhe pastaj:
Është bërë e njohur nëpërmjet mediave se Papa Benedikti XVI i Vatikanit e fyeu Islamin dhe të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ai e ka përshkruar atë dhe mesazhin e tij në një mënyrë të keqe dhe të turpshme. Një veprim i tillë është i çuditshëm dhe e kundërshton logjikën, arsyen, të vërtetën dhe imazhin e pastër të Islamit.
Me këtë Islam Allahu e shpëtoi njerëzimin nga errësira dhe e çojë në dritë. Ai e ka shpëtuar atë nga padrejtësitë e feve të tjera dhe e çojë në drejtësinë e Islamit që dëshmohet edhe nga armiqtë që kanë mendje. Unë nuk do ta zgjas duke e lavdëruar Islamin dhe të dërguarin e tij (salAllahu alejhi ue selem). Sepse ai e ka mbushur botën me mirësi dhe ka dekoruar dhe zbukuruar bibliotekat. Kështu, unë do të flasë shkurtimisht dhe them:
Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) është me të vërtetë i dërguar i Allahut. Allahu e dërgoi atë si mëshirë për njerëzimin. Ai e ka dërguar atë si dritë ndriçuese për të paralajmëruar, të shpallë lajmin e gëzuar dhe të thërras në Islam. Mesazhi i tij përbëhet nga respekti për profetët dhe librat që u zbritën atyre. Në fakt, ajo përbëhet nga dashuria dhe besimi në ta dhe librat e tyre. Allahu (te ala) ka thënë:
”I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij.” El-Bekare 2:285
Allahu (te ala), tha se kur Ai e urdhëroi Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem) dhe umetin e tij për të thënë:
”Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre profetëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.” El-Bekate 2:136
Dhe Ai (te ala) ka thënë:
”Thuaj: “Ne i kemi besuar Allahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.” Al-Imran 3:84
Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) erdhi me drejtësi dhe të vërtetën. Ai ndaloi marrëzirat dhe mëkatet:
”Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” En-Nahl 16:90
Mesazhi i tij përbëhet nga beteja për të ngritur fjalën e Allahut dhe për të çrrënjosur mosbesimin, idhujtarinë dhe çrregullimin. Para kësaj Musa (Mojsiu) (alejhis-salatu ues-selam) dhe profetët e Izraelit pas tij kishin ardhur me të njëjtin mesazh.
Mesazhi i tij përbëhet nga ndëshkimi dhe dënime të përcaktuara për mbrojtjen e fesë, jetës, nderit dhe pasurisë. Para kësaj Musa (Mojsiu) (alejhis-salatu ues-selam) dhe profetët e Izraelit pas tij kishin ardhur me të njëjtin mesazh.
Ky mesazh përmban mirësi, prosperitet dhe mbrojtje të nderit dhe pasurisë. Po ashtu sjell siguri dhe besueshmëri, siguron mirëqenie dhe largon fatkeqësitë.
Ai që e përshkruan Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem) dhe mesazhin e tij në një mënyrë të keqe, nuk është asgjë tjetër veçse një gënjeshtar kafir që njëkohësisht fyen Musain (Moisiu), mesazhin e tij dhe profetët izraelitë pas atij që gjykuan sipas Teuratit. Allahu (te ala) ka thënë:
”Ne e zbritëm Teuratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e Allahut dhe ishin mbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë mohues. Ne u caktuam atyre në të (në Teurat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e falë atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti Allahu, ata janë mizorë (të padrejtë).” El-Maideh 5:44-45
Dhe Allahu (te ala) ka thënë:
”(E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që Allahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që Allahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.” El-Maideh 5:47
Edhe jehudët edhe nasarat (të krishterët) kanë mohuar Teuratin dhe Inxhilin, dhe si rezultat, ata kanë ndaluar së vepruari sipas besimeve dhe dispozitave të tyre. Ata e akuzuan Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem) me gënjeshtër, kur ai u kishte ardhur atyre për t’ua pranuar profetët dhe librat e shenjta, duke përfshirë Teuratin dhe Inxhilin. Ata e mohuan Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem) dhe mesazhin e tij që konfirmojë të gjithë profetët dhe besimet dhe dispozitat që janë të shkruara në Teurat dhe Inxhil, përveç asaj që Islami ka aborguar (shfuqizuar).
Nga mendjemadhësia, urrejtja ndaj së vërtetës dhe xhelozia, bënë sidomos rabinët e tyre, murgjit dhe Papat luftë të dhunshme ndaj tij, pasiqë shtrembëruan librat e tyre, luajtën me tekstet e tyre dhe ndërruan besimet e tyre; monoteizmin dhe besimin e shndërruan në idhujtari, mosbesim dhe abroguan (shfuqizuan) diapozitat.
Nëse ky është qëndrimi i tyre ndaj librave të tyre për të cilat ata thonë se u besojnë, si do të jetë e vështirë për të mohuar Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem), dhe Kuranin, të cilit gënjeshtra as nuk mund ti shfaqet asnjëherë?
O jehudë dhe nasarat (të krishterë)! Pendohuni sinqerisht tek Allahu dhe pasone Muhammedin, për të cilin vetë librat tuaja u kanë dhënë myzhde. Isai (Jezusi) (alejhis-salatu ues-selam) u dha lajmin e gëzuar për të dhe tha:
”Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i Allahut te ju, jam vërtetues i Teuratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët.” Es-Saff 61:14
“Thuaj (O Muhammed): “O ithtarë të librave të para! (jehudi e nasara): Ejani te një fjalë që është e drejtë dhe e përbashkët mes nesh dhe jush: që të mos adhurojmë askënd përveç Allahut, që të mos i vëmë shokë Atij në adhurim, dhe që asnjë prej nesh të mos marrë të tjerë për zot përveç vetëm Allahut.” Pastaj në qoftë se ata largohen, thuaju: “Dëshmoni për ne se jemi muslimanë.” Al-Imran 3:64
”O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe e fshihni realitetin?” Al-Imran 3:71
”Thuaj: “O ithtarë të librit, përse e pengoni atë që besoni nga rruga e Allahut, duke u angazhuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërsa vetë ju, jeni dëshmues se është e vërtetë! Veprimi juaj nuk mund t’i shmanget mbikëqyrjes së Allahut.” Al-Imran 3:99
Ti që quhesh “Papa i Vatikanin”! Bëhu musliman dhe do të shpëtosh! Allahu do të shpërblejë dyfishë. Nëse e refuzonë ta bësh këtë, ti vetëm se do të mbashë mëkatet e gjithë pasuesve tu të krishterë. Bëhu musliman dhe le të bëhen besimtarët tuaj musliman. Nëse bëheni, Allahu do t’ju fus në Xhenet gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, që janë pasues të vërtetë të dërguarëve. Besoni në Kuranin madhështorë që mbizotëron mbi të gjitha mesazhet e tjera. Ai ka ardhur me mësime të vërteta dhe dispozita të drejta të cilat mbështeten nga mendja e shëndoshë dhe natyrshmëria. Beso ti dhe pasuesit e tu në këtë Kuran i cili përmbanë atë që ju thashë ju, dhe i cili përmbanë një mrekulli unike.
Allahu i ka sfiduar xhinët dhe njerëzit për të sjellë një libër si ai. Ata nuk e kanë arritur atë, dhe as nuk do të arrijnë të sjellin dhjetë kapituj të ngjashme me të, madje as edhe një kapitull. Ata dështojnë përsëri dhe përsëri, edhe në qoftë se ata ndihmojnë njëri-tjetrin.
Nëse papët dhe pasuesit e tyre do të kenë logjikë, të kuptuar dhe drejtësinë më të vogël, kjo kishte qenë e mjaftueshme për ta që të besojnë në të.
O papë! Bëhuni muslimanë kështu që të shpëtoni! Nëse e bëni këtë, ju fitoni Xhenetin gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka. Nëse nuk do e bëni këtë, jini të sigurt se do t´u godas një dënim i ashpër dhe i përjetshëm në Zjarr, të cilin Allahu e ka përgatitur për mosbesimtarët. Nxehtësia e tij është e rëndë, dhe fundi i tij është i thellë. Allahu (te ala) ka thënë në Kuranin madhështorë dhe në librin e Tij përplotë urtësi:
”Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr.” 76:6
Allahu Te ala ka thënë në Librin e Tij madhështorë:
”Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat. Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr. Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm. Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.” 73:11-14
O papë! Mos u gënjeni nga jeta e kësaj bote. Dijeni se etërit tuaj shtrembëruan librat tuaja, shkatërruan fenë tuaj dhe i bënë njerëzit hyjni karshi Allahut. Ata pohuan se Isa (Jezusi) është djali i Allahut ose një prej trinisë – i pastër është Allahu nga ajo. Allahu (Te ala) ka thënë në librin e Tij të përjetshëm dhe të mrekullueshëm që është i mbrojtur nga shtrembërimet dhe ndryshimet:
“Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!” 112:1-4
”Ju (kufarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë. Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob. Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme. Dhe në ditën e kijametit secili do t’i paraqitet Atij i vetmuar.” 19:89-95
O jehudë dhe të krishterë! O ju papë! Të gjithë të dërguarit kanë predikuar monoteizmin dhe luftuan kundër idhujtarisë. Prej tyre ishte edhe Isa (Jezusi) (alejhis-salatu ues-selam). Allahu (Te ala) ka thënë:
”Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “Allah është ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai), tha: “O beni israilë, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj. Nuk ka dyshim se ai që i bën ortak Allahut, Allahu ia ka ndaluar atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” 5:72
Ai (alejhi-selam) i urdhëroi ata që ta adhurojnë vetëm Allahun. Ai tha se Allahu Zoti i tij dhe i njerëzve që ishin me të. Ai tha se ai që adhuron dikë karshi Allahut, ai do të hyjë në Xhehnem. Allahu (Te ala) ka thënë:
”Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: “Allahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një Allahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhembshëm ata që nuk besuan prej tyre.” 5:73
O të krishterët dhe papë! Qëndroni larg nga ajo që Allahu ua ka ndaluar; Mos e adhuroni as Isain (Jesus) ose ndonjë krijesë tjetër! Ndërsa nëse e bëni këtë, ju keni rënë në mosbesim dhe idhujtari. Si dënim, juve do tu ndalohet Xheneti dhe destinacioni juaj i fundit në vend të kësaj do të jetë Xhehenemi.
Mos u mashtroni nga etërit tuaj, papët dhe murgjit. Betohem në Allahun se ata nuk pasuan asgjë tjetër pos gënjeshtrës dhe mosbesimit. Unë u kam thënë tashmë se ata e kishin shtrembëruar Teuratin (Dhjatën e vjetër) dhe Innxhilin (Ungjillin).
Mos mendoni se Isai (Jezusi) do të ndërmjetësojë për ju, ose do t’u shpie në Xhennet dhe do t´u shpëtojë nga Xhehnemi. Ai nuk do të ketë pushtet për ta bërë këtë. Ju e keni kundërshtuar atë, mësimet e tij dhe besimin e monoteizmit. Ju e keni adhuruar atë, ndërsa ai e konsideron mosbesimtarë atë që e bën këtë. Ai do të heqë dorë nga ju dhe nga adhuruimi juaj që ia dedikuat atij dhe nënës së tij në vend të Allahut. Allahu (Te ala) ka thënë:
“Dhe kur Allahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti u the njerëzve : “Më adhuroni mua dhe nënën time, dy të adhuruar përveç Allahut!?” Isai tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, Ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë nuk e di ç’ka në Ty. Ti je më i Dijshmi i të fshehtave!” Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send! Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i Gjithëfuqishmi, i Urti.” 5:116-118
Isai (Jezusi) në këtë mënyrë do të heqë dorë nga besimi i rremë i të krishterëve që pretendojnë se ai dhe nëna e tij janë hyjnorë. Ai do ti thotë Allahut se ai vetëm i kishte urdhëruar njerëzit me atë me të cilën e kishte urdhëruar Zoti i tij.
Nëse ju e mohoni të vërtetën në këtë letër dhe vazhdoni të polemizoni rreth saj, atëherë unë u thërras që të mallkojmë njëri-tjetrin se kush gënjeu, të cilën Allahu e urdhëroi të dërguarin e Tij të vërtetë dhe besnik. Ai i tha atij:
”E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: “Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga ana e Allahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve.” 3:61
Unë dhe të gjithë muslimanët e kemi një shembull të shkëlqyer në Muhammedin salAllahu alejhi ue selem.
Paqja qoftë mbi atë që e pason rrugën e drejtë.
Shkruar nga:
Rabi bin Hadi Umejr el-Medkhali
24/Shaban/1427