“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Një Kharixhi sikurse ata që bën tekfir mbi sahabët

Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmij (v. 1429)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=154437

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë mendoni për personin që bën tekfir mbi qeverinë e Teuhidit të Arabisë Saudite, duke argumentuar me disa gabime në aspektin sheriatik, e akuzon atë për bashkpunëtor i të huajve dhe hipokrizi dhe harron ose shtiret se ka harruar rolin e qeverisë në ndërtimin e xhamive në të gjithë botën, duke i shërbyer Islamit të vërtetë, përhapjen e librave të Teuhidit dhe Sunnetit me të cilën asnjë qeveri tjetër nuk mund të matet, respektimin dhe vlerësimin që ia bëjnë dijetarët me mësimin e saktë, ndihma që ia bëjnë myslimanëve në nevojë në të gjithë botën dhe mbështetjen që ia bëjnë Xhihadit të ligjësuar?”

Përgjigje: ”Ai që bën tekfir mbi këtë qeveri është i njejtë me atë që bëri tekfir mbi sahabët. Këta njerëz janë Hauarixhë.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë në lidhje me Hauarixhët:

”Luftoni ata, kudo që t’i gjeni. Sikur t’i arrija ata do t’i vrisja sikurse u vra populli Ad.”

Në një transmetim tjetër ai thotë:

”… sikurse u vra populli Themud.”

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Tuba (Lum) për atë që i vret ata ose që vritet nga ata.”

”Ata janë qentë e zjarrit.”

Ai që bën tekfir mbi këtë vend është një Kharixhi si ata që bënë tekfir mbi sahabët, u revoltuan kundër tyre dhe e luftuan Ali ibn Ebi Talibin dhe udhëheqësit më pas.”

Shpërndaje: