Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një kohë ne ishim zotërinj dhe udhëheqës

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/1/317)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

165 – Profeti ﷺ ka thënë:

“Pesha duhet të jetë sikurse peshimi e banorëve të Mekës dhe masa duhet të jetë sikurse masa tek banorët e Medinës.”

Transmetuar nga Ibn-ul-A’rabi në “el-Mu’xhem” (2/167), Ebu Davudi (3340), Nesai (7/281), Ibn Hibani (1105), Tabarani ( 1/202/3), et-Tahaviu (2/99), Ebu Nu’ejm (4/20) dhe el-Bejhaki (6/31) përmes dy rrugëve nga Sufjani, nga Handhaleh nga Tavusi, nga Ibn Umeri .

Zinxhiri transmetimit është autentik, të cilën e ka thënë Ibn-ul-Mulakin në “el-Khulaseh”1. Ky është vërtetuar edhe nga Ibn Hiban, Darakutni, en-Nevevi, Ibn Dakik-ul-Id dhe el-Ala’i.

Profeti ﷺ ishte i pari që i unifikoi peshat dhe masat, dhe i orientoi muslimanët që të marrin për referencë këto dy vende të ndershme, Meken dhe Medinen.

Prandaj le të mendoje i mençuri në këtë. Le të marrë në konsideratë gjendjen e muslimanëve sot dhe të sheh se sa kanë mospajtime dhe kundërshtime pesha dhe masa. Arsyeja është se ata kanë braktisur këtë udhëzim fisnik dhe profetik. Kur pushtetarët në disa vende muslimane dhe arabe kuptuan të metat e këtij mospajtimi, ata propozuan për t’iu referuar njësive matëse të jomuslimanëve. Sa pikëllim!

Një kohë ne ishim zotërinj dhe udhëheqës mbi të tjerët, për shkak të dijes dhe të përmbajturit sheriatit tonë. Ndërsa sot ne imitojmë dhe pasojmë të tjerët verbërisht. Dhe kë po e pasojmë verbërisht? Ata që jo shumë kohë më parë na pasonin dhe mësonin nga ne. Por kjo natë patjetër se do të shndërrohet në ditë dhe dielli duhet të shkëlqejë përsëri. Ne shohim se agimi po afrohet, dhe se disa vende islamike janë duke u bërë plotësisht të pavarur pasi kanë qenë të varur nga të tjerët. Shpresojmë se ata do të veprojnë në përputhje me Librin e Zotit të tyre dhe sunnetin e profetit të tij ﷺ.


1 64-65.

Shpërndaje: