“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Një mesazh për nasarat (krishterët) e mençur

Shejkh Abdul-Aziz bin Jahja el-Bura’i

Burimi: http://olamayemen.com/Dars-13669

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Paragrafin e mëposhtëm ua drejtoj të krishterëve të mençur:

1 – Jehudët e fyejnë profetin tuaj Isain (Jezusin) (alejhis-selam) dhe e akuzojnë atë të jetë fëmijë jashtëmartësor, dhe se nëna e tij ishte një prostitutë. Ata pretendojnë se e kanë vrarë dhe e kanë kryqëzuar. Askush nuk e ka mbrojtur Isain (Jezusin) dhe nënën e tij sikurse Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem), duke pasur parasysh fjalët të tij dhe Librin që Ai e ka kumtuar, d.m.th Kuranin fisnik. Ju i doni jehudët që janë armiqtë e profetit tuaj dhe nënës së tij, ndërsa ju e fyeni Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem) i cili mbrojti profetin tuaj dhe nënën e tij.

2 – Nasarat besojnë se jehudët e vranë dhe e kryqëzuan Isain (Jezusin). Muslimanët nuk e besojnë këtë. Allahu (Te ala) ka thënë:

وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَكِن شُبِّهَ لَهُمْ

”Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau.” 4:157

Megjithatë, nasarat filluan të adhurojnë kryqin në të cilin ata pohojnë se Isai (Jezusin) është kryqëzuar. Si mund të adhuroni objektin që ju pretendoni se profeti juaj u kryqëzua në të? Kjo dëshmon naivitetin e atyre që me të vërtetë besojnë në të. Është për t’u vënë në dukje se si Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem) mohoi kryqëzimin, shkatërroi çdo gjë që sugjeron një kryq duke përfshirë viat në një pëlhurë. Ai madje as nuk pranoi edhe një akuzë të rreme kundër Isait (Jezusit).

3 – Është e njohur përgjithësisht se i adhuruari respektohet. Nasarat e adhurojnë kryqin. Prandaj ata besojnë se ai duhet të shpërndahen gjithandej duke përfshirë edhe vendet e ndyra dhe të urryera sikurse tualetet, qilimat që shkilen, shallët dhe të përparmet dhe të pasmet e pantollonave. O nasara! A nuk e provon kjo naivitetin e atyre që e pranojnë këtë?”

Shpërndaje: