Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një mësim madhështorë për thirrësin dhe ata që i thërret

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/2/755-756)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

397 – ”Asnjë profet nuk është besuar sikurse jam besuar unë. Disa profetë u besuan vetëm nga një njeri nga umeti i tyre.”

Transmetuar nga Ibn Hibani1. Zinxhiri është autentik dhe transmetohet nga Muslimi2.

Hadithi është argument i qartë se numri i shumtë apo i paktë i pasuesve nuk është kriter për të ditur nëse thirrësi qëndron në të vërtetën apo jo.Pavarësisht asaj se profetët salAllahu alejhim ue selem kishin thirrje të njejtë dhe fe të njejtë, ndërsa numri i pasuesve të tyre ishte i ndryshëm. Disa kishin vetëm një pasues, ndërsa të tjerë nuk kishin asnjë pasues.

Këtu kemi një mësim madhështorë për thirrësit dhe atë që thërriten në fe. Thirrësi duhet të merrë parasysh këtë fakt. Ai duhet të luftojë tutje për hirë të Allahut Te ala, dhe të mos brengoset se sa persona i përgjigjen thirrjes së tij. Detyra e tij është që të predikoj dhe ai ka një shembull të shkëlqyer tek profetët e hershëm të cilët kishin vetëm një ose dy pasues.

Ata që thirren në fe nuk duhet të ndihen keq për shkak të numrit të pakët që e dëgjojnë thirrësin. Vetëm për shkak se pak njerëz e dëgjojnë thirrësin kjo nuk duhet t’i bëjë që ata të dyshojnë në thirrjen e vërtetë dhe të braktisin besimin në të, aq më pakë që këtë ta marr për argument se thirrja e tij është e rreme.Vetëm për shkak se masa e njerëzve e ndëgjojnë një person kjo nuk do të thotë se ai është në të vërtetën. Allahu Azza ue Xhel ka thënë:

وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ

”Sado që të dëshirosh ti, shumica e njerëzve nuk do të besojnë.” 3

_______________________________

1 2305

2 1/130

3 12:103

Shpërndaje: