Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një paralajmërim për kërkuesin e dijes dhe masën e thjeshtë

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Ahkam min el-Kur’an el-Kerim (1/442-443)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Unë i paralajmëroj nxënësit e dijes dhe njerëzit e thjeshtë që mos japin fetva pa dije. Ata duhet të jenë të devotshëm dhe thonë se nuk e dinë kur pyeten për diçka që nuk kanë dije. Por nëse e dinë se çfarë thotë një dijetar i besueshëm në një çështje të caktuar dhe dëshiron t’ia përcjellë mendimin e tij pyetësit, atëherë kjo lejohet. Ndoshta një person i thjeshtë pyetet për një gjë. Nëse ai është i bindur se një dijetarë ka një mendim, atij i lejohet t’ia kumtojë atë pyetësit. Në këtë rast, i pyeturi është vetëm ritregues dhe jo person që jep fetva.

Sidoqoftë, megjithatë paralajmëroj për dhënien fetva pa dije. Nëse nuk e di përgjigjen duhet të drejtosh pyetësin tek dikush tjetër. Kur Imam Ahmedi (rahimehullah) u pyet për diçka që nuk e dinte, ai u përgjigj:

“Pyeti dijetarët.”

Kjo dëshmon se nuk duhet t’i referoheni ndonjë dijetari të veçantë kur të pyetesh. Në vend të kësaj, duhet të thuash:

“Pyeti dijetarët.”

Përjashtimi i vetëm është nëse pyetësi e pranon përgjigjen dhe shkon tek një person i cili jep një fetva pa dije. Në këtë rast, lejohet t’i referohesh një dijetari të veçantë.

Shpërndaje: