Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Ahadith Es-Sahihah (1/1/138)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
66 – Profeti ﷺ ka thënë:
“Kush arrin të bëjë një sexhde (rekat) nga namazi i ikindisë para se të perëndojë dielli, le ta plotësojë namazin e tij. Kush arrin të bëjë një sexhde (rekat) nga namazi i sabahut para se të lindë dielli, le ta plotësojë namazin e tij.”
Transmetom Bukhari (1/148), Nesai (1/90), Bejhaki (1/368) dhe Es-Sarraxh (1/59).
Kurioziteti i parë: Ky hadith e hedh poshtë mendimin e disa medhhebeve se namazi është i pavlefshëm nëse dielli lind ose perëndon gjatë rekatit të fundit të atij që falet. Ky mendim është i pavërtetë pasi që bie ndesh me këtë hadith, siç kanë thënëtimami En-Neueui dhe të tjerët.
Nuk lejohet që t’i kundërvihesh këtij hadithi duke u mbështetur në hadithet që ndalojnë faljen e namazit para lindjes dhe pas perëndimit të diellit sepse ato janë të përgjithshme, ndërsa ky është i specifik, dhe rregulli është që hadithi specifik ka përparësi ndaj atij të përgjithshëm.