Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një sekt që i ngjason munafikëve dhe heretikëve

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: Hikajat-ul-Munadharah fil-Kuran, fq. 48-51

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ehl-us-Sunneti janë të unanim se Kurani është fjalë e Allahut dhe se nuk është i krijuar. Ky Kuran për të cilin të tjerët pohuan se është i krijuar, nuk është asgjë tjetër pos sureve që Allahu i quajti “Kuran në gjuhën arabe” dhe ia zbriti të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem). Kurrë nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje në lidhje me diçka tjetër. Edhe tek Esharitë besohet se janë të krijuara.

Mendimi i Eshariut është qartë mendimi i Mutezilive, por ai është manipulues. Në shprehje ai thotë atë që është në përputhje me Pasuesit e Vërtetës, por pastaj e shpjegon atë sipas besimit të Mutezilive.

Nga njëra anë ai thotë se Kurani është i lexuar, i recituar, i memorizuar, i shkruar dhe dëgjohet. Nga ana tjetër, ai thotë se Kurani është në Krijuesin dhe nuk përbëhet as nga suret, ajetet, germat apo fjalët. Atëherë si mund të lexohet ai, të dëgjohet dhe të shkruhet?

Nga njëra anë ata thonë se Musa (alejhis-selam) e ka dëgjuar fjalën e Allahut. Nga ana tjetër, ata thonë se kjo ndodhi pa zë.

Nga njëra anë, ata thonë se Kurani është i shkruar në Mus’haf. Nga ana tjetër, ata thonë se Mus’hafi përbëhet vetëm nga ngjyra dhe letra. Në qoftë se një Mus’haf përbëhet vetëm nga ngjyra dhe letra, atëherë mund të pyesim veten pse vetëm atyre që janë të pastër ju lejohet që ta prekin atë…

Në fakt, qëllimi i besimit të tyre është se nuk ka Allah mbi qiell, nuk ka Kurani në tokë dhe nuk ka Muhammed (salAllahu alejhi ue selem) që është i dërguari i Allahut. Nuk ka asnjë Pasues të bidateve që thonë një gjë dhe beson një gjë tjetër më shumë se ata, dhe nuk ka askush që u ngjason heretikëve më shumë se ata.

Shpërndaje: