Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/mf04-01-1435.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka lavdëruar Selefët kur ai tha:
”Njerëzit më të mirë janë brezi imë. Pastaj, ata që vijnë pas tyre. Pastaj ata që vijnë pas tyre.”
Ata janë shëmbëlltyrë për këtë umet. Metodologjia e tyre është rruga në të cilën ecin në lidhje me besimin, raportet mes veti, moralin dhe të gjitha çështjet tjera. Kjo metodologji është marrë nga Kurani dhe Sunneti sepse ata jetuan në afërsi të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) dhe të shpalljes dhe ata mësuan nga i dërguari (salAllahu alejhi ue selem). Ata janë brezi më i mirë. Metodologjia e tyre është metodologjia më e mirë. Prandaj myslimanët përpiqen të jenë të zellshëm për të mësuar metodologjinë e tyre për të ndjekur atë. Nuk mund të pasosh metodologjinë e tyre pa dije dhe studime rreth saj dhe të vepruarit sipas saj. Prandaj Allahu (xhela ue ala) ka thënë:
وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ
”Besimtarët e parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve dhe të gjithë të tjerët që i pasuan me përkushtim dhe besim.” 9:100
Që ata të pasohen në mënyrë të saktë do të thotë të zotërosh dije. Nuk mund ti pasosh ata në mënyrë të saktë pa mësuar metodologjinë dhe besimin e tyre. Thjesht të asocijosh veten tënde me Selefët dhe Selefizmin pa dije rreth saj dhe metodologjisë së saj, atëherë kjo është e kotë dhe ndoshta edhe e dëmshme. Metodologjia Selefite duhet mësuar. Prandaj, ky umet e mësoi besimin e Selefëve dhe ua përcolli atë brez pas brezi. Ajo mësohej në xhamia, shkolla, institute, fakulltete dhe universitete. Kjo është metodologjia e Selefëve dhe kështu ajo mësohet.