Imam Ali bin Ala-id-Din bin Ebil-´Izz el-Hanefi (v. 792)
Burimi: “Sherh Akidetit-Tahauijjeh” 2/498-502
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Njëmbëdhjetë shkaqet për shkak të të cilave njeriut i falen mëkatet, janë:
1 – Pendimi.
Thotë Allahu Te’ala:
إِلَّا مَن تَابَ وَآمَنَ
“…përveç atyre që pendohen…” 19:60 dhe 25:70
Dhe thotë Allahu:
إِلاَّ الَّذِينَ تَابُواْ
“Përveç atyre që pendohen…” 2:160
Pendimi i sinqertë nuk është i veçantë për disa mëkate e për disa mëkate të tjera jo. Gjithashtu, nuk do të thotë se, në qoftë se njeriu pendohet për ndonjë mëkat nuk i pranohet nëse bën ndonjë mëkat tjetër.
Lind pyetja: nëse njeriu hyn në islam, a i falen të gjitha mëkatet e mëhershme, nëse nuk është penduar për të gjitha ato? Pra, nëse njeriu ka bërë zina, ka pirë alkool para islamit, a i duhet të pendohet edhe për këto mëkate një nga një apo islami i fshin të gjitha ato edhe pa u penduar posaçërisht për to? E vërteta është se, njeriu i cili futet në islam, e ka për obligim që përgjithësisht të pendohet edhe për mëkatet që i ka bërë, ngase pendimi është shkak që i falen njeriut mëkatet dhe nuk i merren ato përgjegjësi.
Thotë Allahu Te’ala:
قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
“Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i Madh dhe Mëshirëploti.” 39:53
Dhe thotë Allahu në ajetin vijues, me pendim:
وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ
“Kthehuni tek Zoti juaj…” 39:54
2 – Kërkimi i faljes.
Thotë Allahu:
وَمَا كَانَ اللّهُ مُعَذِّبَهُمْ وَهُمْ يَسْتَغْفِرُونَ
“Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij” 8:33
Disa herë, Istigfari (kërkimi i faljes) disa herë përmendet si i vetëm, dhe disa herë shoqërohet me pendimin. Pra, nëse përmendet si i vetëm, ajo përfshin edhe pendimin (teuben), e njëjta gjë siç është edhe me pendimin, i cili nëse përmendet si i vetëm pa kërkimin e faljes, atëherë ajo përfshin edhe këtë të fundit. shembuj të kësaj natyre në sheriatin islam ka shumë, siç është çështja e meskinit dhe fukarasë, apo çështja e mirësisë dhe devotshmërisë, apo e tejkalimit të kufirit dhe mëkatit etj.
3 – Veprat e mira. Vepra e mirë shpërblehet sa dhjetëfishi që i takon vetë asaj. Ndërsa vepra e keqe e ka shpërblimin vetëm aq sa i takon. Mjerë për atë që shpërblimet njëshe ia mundin shpërblimet dhjetëshe. Thotë Allahu Te’ala:
إِنَّ الْحَسَنَاتِ يُذْهِبْنَ السَّـيِّئَاتِ
“Me të vërtetë veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.” 11:114
4 – Sprovat e kësaj jete.
I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
ما يصيب المؤمن من نصب ولا وصب ولا هم ولا غم ولا حزن ولا أذى حتى الشوكة يشاكها إلا كفر الله بها من خطاياه
“Çka do që e godet myslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim mundim nga sëmundje a fatkeqësi madje edhe nëse shpohet nga ndonjë ferrë, veçse Allahu për atë shkak do t’i fal atij mëkate.”
Vetë fatkeqësia është shkak që njeriut t’i falen mëkatet, dhe kjo kur njeriu është i durueshëm dhe kështu ai edhe shpërblehet, përndryshe nëse ai hidhërohet dhe nuk bën durim, atëherë bën mëkat.
5 – Ndëshkimi në varr.
Gjë për të cilën do të flasim më vonë.
6 – Lutjet dhe kërkim-falja që besimtarët bëjnë për ty, qoftë në këtë jetë apo edhe pas vdekjes.
7 – Kur dikush prej pasardhësve bën ndonjë vepër të mirë që i shkon atij.
Do sqarojmë më vonë nëse do Allahu.
8 – Vështirësitë e ditës së kiametit.
9 – Ajo që është transmetuar në Sahihun e Buhariut (2440 dhe 6535):
يَخْلُصُ الْمُؤْمِنُونَ مِنْ النَّارِ فَيُحْبَسُونَ عَلَى قَنْطَرَةٍ بَيْنَ الْجَنَّةِ وَالنَّارِ فَيُقَصُّ لِبَعْضِهِمْ مِنْ بَعْضٍ مَظَالِمُ كَانَتْ بَيْنَهُمْ فِي الدُّنْيَا حَتَّى إِذَا هُذِّبُوا وَنُقُّوا أُذِنَ لَهُمْ فِي دُخُولِ الْجَنَّةِ فَوَالَّذِي نَفْسُ مُحَمَّدٍ بِيَدِهِ لأَحَدُهُمْ أَهْدَى بِمَنْزِلِهِ فِي الْجَنَّةِ مِنْهُ بِمَنْزِلِهِ كَانَ فِي الدُّنْيَا
“Kur të kalojnë urën e siratit mbi zjarr, besimtarët do të ndalohen te një urë me hark ndërmjet Xhenetit dhe Xhehenemit ku do t’i kthejnë hakun shoku-shokut për padrejtësitë që i kanë bërë njëri- tjetrit në dynja dhe pasi të jenë pastruar e të jenë larë nga të gjitha gjynahet, atëherë do të lejohen të hyjnë në xhenet. (Betohem) për Atë, në duart e të Cilit është jeta e Muhammedit! Gjithësecili do ta dijë e do ta njohë vendbanimin e tij në xhenet më mirë se ç’e njeh shtëpinë e tij në dynja.”
10 – Ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.
(Për më shumë shih llojet e ndërmjetësimit).
11 – Fala nga ana e Allahut edhe pa ndërmjetësuar askush.
Thotë Allahu Te’ala:
وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء
“…por mëkatet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” 4:48 dhe 4:116.