Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Da’uat-ut-Tauhid ue Siham-ul-Mughridhin, fq. 23-24
Mexhmu atu Rasa’il Da’uijjeh ue Menhexhijjeh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shumë njerëz besojnë se Teuhidi është i mundimshëm. Ai që thërret në Teuhid injorohet dhe akuzohet të jetë Kharixhi. Sepse ata besojnë se Teuhidi është adhurim i varreve dhe ata që i dënojnë ata janë Kharixhij. Kështu thonë ata. Ndërsa Kahauarixhë janë ata që rebelohen kundër pushtetarit dhe i bëjnë tekfir muslimanët.
Ndërsa lidhur me njerëzit që thërrasin në Teuhid ata janë elita në mesin e robërve të Allahut. Ata ia dëshirojnë të mirën të tjerëve. Ata thërrasin në Teuhid sepse ata janë të sinqertë, dëshirojnë të mirën dhe japin shumë mund për të shpëtuar njerëzit nga shkatërrimi. Ata japin mund. Ata e vënë veten në rrezik. Ata durojnë me vdekjen, kritikat dhe kërcënimet vetëm për shkak se ata duan që të shpëtojnë njerëzimin nga errësira dhe ti fusin ata në dritë. A janë këta Khauarixhë? Jo, ata janë këshilltarët që pasojnë të dërguarit (salAllahu alejhim ue selem).