Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Njeri mosmirënjohës

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (4/152)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَإِنَّا إِذَا أَذَقْنَا الْإِنسَانَ مِنَّا رَحْمَةً فَرِحَ بِهَا وَإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ فَإِنَّ الْإِنسَانَ كَفُورٌ

“Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur e godet ndonjë e keqe që e ka merituar vetë, atëherë njeriu mohon.” 42:48

Allahu (tabarak ue te ala) thotë se kur njerëzit përjetojnë mirëqenien dhe begati, ai gëzohet me të. Dhe kur ai goditet nga thatësirat, sprovat dhe vështirësitë, ai mohon. Do të thotë mohon mirësitë e kaluara dhe nuk di asgjë pos të tashmes. Kur ai e ka gjendjen mirë, bëhet mendjemadh, dhe kur sprovohet, ai bëhet e pashpresë dhe i dëshpëruar. Kështu i tha i dërguari i Allahut ﷺ grave:

“Pashë xhehenemin dhe nuk kam parë asgjë më të tmerrshme se ai, dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin gratë.”

Ata thanë: “Pse, o i dërguari i Allahut?”

Ai ﷺ tha: “Për shkak se mohojnë shumë.”

Ata thanë: “Për shkak se mohojnë Allahun?”

Ai ﷺ tha: “Ato janë mosmirënjohëse ndaj burrave të tyre dhe trajtimit të mirë që ua bëjnë ata saqë nëse tërë kohën i bën mirë, e më pas sheh tek ti diçka që nuk i pëlqen asaj, ajo thotë: “Kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të mirë nga ti.” 

Transmeton Bukhari (1052) dhe Muslimi (907).

Kështu janë shumica e grave përveç atyre që Allahu (te ala) i udhëzon dhe bëjnë vepra të mira. Një besimtar duhet të jetë sikurse ka thënë profeti ﷺ:

“Gjendja e besimtarit është e çuditshme. Gjendja e tij është gjithmonë e mirë. Ndërsa kjo vlen vetëm për besimtarin. Nëse ai përjeton diçka të mirë, ai tregon mirënjohje, e cila është e mirë për të. Dhe nëse ai përjeton ndonjë të keqe ai duron, gjë që është e mirë për të.”

Transmeton Bukhari (1052) dhe Muslimi (907).

Shpërndaje: