Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (105), min: 38:56-39:53
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet që një person të thërrasë ezanin dhe një tjetër të thërrasë ikametin?
Përgjigje: Po! Lejohet që një person të thërrasë ezanin dhe një tjetër të thërrasë ikametin por është më mirë që ai që e thërret ezanin, të thërrasë ikametin sikurse ka thënë i dërguari ﷺ.
E thërriti ezanin sahabiu es-Sudai (radijAllahu anhu), ndërsa dihet se Bilali (radijAllahu anhu) ishte ai që e thërriste ezanin, por ai nuk ishte i pranishëm, e thirri ezanin es-Sudai, pastaj erdhi Bilali dhe kur erdhi koha për të thirrur ikametin ai dëshiroi që të thërrasë ikametin. I dërguari ﷺ tha:
“Ikametin e thërret vëllai ynë es-Suda. Ai që thërret ezanin, thërret dhe ikametin.”