Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Njeriu vetë shkakton devijimin dhe fatkeqësinë e tij

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (52 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka dy lloje të jetës, njëra është e lumtur, dhe nuk e kam për qëllim këtë një lumturi materiale, por kamë për qëllim lumturinë shpirtërore. Tjetra është jeta e pafat. Me këtë kamë për qëllim poshtrimin shpirtërorë. Pse Allahu krijon njerëz të poshtruar në umetin Islam, kur Ai ka thënë:

وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِينَ

”E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” 1

وَأَنَّ اللّهَ لَيْسَ بِظَلاَّمٍ لِّلْعَبِيدِ

“Kjo është meritë e duarve tuaja, sepse Allahu nuk është zullumqar ndaj robëve.” 2

A mund të themi se ata që Allahu i krijon të poshtëruar në aspektin shpirtëror, nuk përfshihen nga kjo mëshirë dhe se zemrat dhe shpirtrat e tyre jetojnë në errësirë pa e parë dritën, dhe se Allahu (Subhanehu ue Te ala) ka qenë i padrejtë ndaj tyre?

Përgjigje: Pyetja ka të bëjë me një çështje madhështore, përkatësisht me çështjen e kaderit. Njerëzit kanë dy mendime në lidhje me këtë: Disa janë udhëzuar, dhe të tjerët janë devijuar. Shumë njerëz e shohin këtë në mënyrë problematike. Si mundet një person të jetë i devijuar dhe një tjetër i udhëzuar? Megjithatë unë do të ju kujtoj një pikë të rëndësishme në këtë çështje. I devijuari vetë ka shkaktuar devijimin e tij. Dëshmia për këtë janë fjalët e Allahut (Tabarak ue Te ala):

فَلَمَّا زَاغُوا أَزَاغَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ

”E kur ata u shmangën (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre, pse Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.” 3

فَأَمَّا مَن أَعْطَى وَاتَّقَى وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَى فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَى وَأَمَّا مَن بَخِلَ وَاسْتَغْنَى  وَكَذَّبَ بِالْحُسْنَى فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْعُسْرَى

”E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, ne do ta përgatisim për më të vështirën.” 4

Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) u tha shokëve të tij se secilit i është dhënë vendi i tij në Zjarr dhe respetivisht në Xhenet, ata pyetën nëse ata nuk mund të mbështeten në këtë. Pastaj ai (salAllahu alejhi ue selem) tha:

“Jo, por veproni, sepse çdonjërit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar.”

Pastaj ai lexoi:

فَأَمَّا مَن أَعْطَى وَاتَّقَى وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَى فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَى

”E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.”

Ata që pyetësi i përshkroi si të poshtëruar, ata i ka poshtëruar mëkati. Nuk është përcaktuar që ata të udhëzohen sepse ata vetë e kanë shkaktuar devijimin e tyre. Ata vërtet nuk kanë dëshiruar që të kërkojnë të vërtetën, të shkojnë tek ajo dhe të veprojnë sipas saj pasi që ajo u është bërë e qartë atyre. Po të kishin një qëllim të mirë ata dhe të kishin qenë të sinqertë, ata do të ishin udhëzuar në të vërtetën. E vërteta është e qartë, dhe është lehtësuar:

فَأَمَّا مَن أَعْطَى وَاتَّقَى وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَى فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَى

”E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.”

Unë e këshillojë vëllanë që pyeti dhe të tillët dhe të gjithë ata që u ka shkaktuar paqartësi kjo çështje, që para së gjithash të shqyrtojnë vetveten. Ata duhet të korrigjojnë synimet dhe qëllimet e tyre në mënyrë që ata sinqerisht dhe të kërkojnë të vërtetën. Pastaj unë mund ta garantoj atë se ai do të udhëzohet sepse Allahu (Te ala) i ka premtuar atij se:

فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَى

”Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.”

Vini re fjalën “do ta” në ajet. Kjo tregon një të ardhme të hershme dhe të caktuar. Fjala “do ta” ka për qëllim dy kuptime. Njëra është se diçka do të ndodhë së shpejti, dhe një tjetër është se ajo në fakt do të ndodhë. Problemi qëndron megjithatë në vetet tona. Pos kësaj, unë citojë fjalët e Allahut (Tabarak ue Te ala):

فَبِمَا نَقْضِهِم مِّيثَاقَهُمْ لَعنَّاهُمْ وَجَعَلْنَا قُلُوبَهُمْ قَاسِيَةً يُحَرِّفُونَ الْكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِ وَنَسُواْ حَظًّا مِّمَّا ذُكِّرُواْ بِهِ

”Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe harruan një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqju tyre.” 5

Harresa e përmendur përfshinë pavëmendshmërië e tyre dhe braktisjen e veprava. Pra ata humbasin diturinë e tyre dhe nuk kanë sukses në vepra të drejta sepse ata tradhëtuan premtimet e tyre.”


1 21:107

2 3:182

3 61:5

4 92:5-10

5 5:13

Shpërndaje: