Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (1/172-173)
Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhamed bin Ali el-Hanbali el-Ba´li (vdiq. 777) (Allahu e mëshiroftë!)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
“Është më mirë për të falur çdo namazet në kohën e vet se sa ti bashkoshë ato përderisa nuk është e nevojshme për ti bashkuar. Megjithkëtë namazet e bashkuara nuk janë sikurse namazet e shkurtuara, sepse ai është një lehtësim i rastit ndërsa shkurtimi është Sunnet. Vetëm për shkak se nuk është mëkat shkurtimi i namazeve kjo nuk do të thotë se kjo nuk është Sunnet, ashtu siç ka thënë Allahu [ në lidhje me Sa´jin mes es-Safas dhe el-Meruas]:
إِنَّ الصَّفَا وَالْمَرْوَةَ مِن شَعَآئِرِ اللّهِ فَمَنْ حَجَّ الْبَيْتَ أَوِ اعْتَمَرَ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْهِ أَن يَطَّوَّفَ بِهِمَا
”Kodrinat Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Simboleve të Allahut, prandaj ai që viziton Qaben për haxh ose për umre30, s’ka kurrfarë gjynahu nëse sillet mes tyre.” 2:158
Fjala (për shkurtimin e namazit) në rast frike dhe udhëtimi vie sepse namazi është shkurtuar duke pasur parasysh numrin e rekateve dhe shtyllat. Namazi në frikë lejon shkurtimin e shtyllave ndërsa udhëtimi lejon shkurimin e rekateve. Kur të dy faktorë janë në namaz ajo shkurtohet në dy mënyra. Dhe kur bëhet fjalë vetëm për një udhëtim ajo shkurtohet vetëm në një mënyrë.
Mendimi i saktë është se njeti nuk është kusht për shkurtimin dhe bashkimin e namazeve.”