Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk bëri suxh-ud-tilauah në namazin me xhemat

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (107)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Pyetësi thotë:

E fala namazin e sabahut në harem në Mekë. Imami zbriti në sexhde për të bërë suxhud-ut-tilauah (sexhden e leximit), unë dhe namazfalësit rreth meje nuk bëmë suxhud-ut-tilauah por bëmë ruku sepse menduam se imami bëri ruku, pastaj e kuptuam se ishte duhur të bënim sexhde dhe nuk bëmë sexhde, me çka jemi të obliguar?

Përgjigje: Me asgjë. Kjo sexhde është vetëm e rekomanduar.

Shpërndaje: