Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=EMGAcjeHCh0&t=9s
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është rregulli për t’i refuzuar pasuesit e bidatit?
Përgjigje: Refuzimi i pasueseve të bidatit dhe atyre që kundërshtojnë fenë është obligim, mirëpo refuzimi patjetër duhet që të bëhet me dituri dhe me argument nga sheriati, ndërsa kjo bëhet vetëm pas studimit.
Nuk mundet që çdokush të refuzoj, ngase ndodh që, refuzimi i dikujt është edhe më i dëmshëm sesa i atij që ai e refuzon, e kjo është për shkak të injorancës. Andaj, së pari duhet që të studiojmë.
Mos u merrni me refuzime para studimit! Refuzimet lërini për dijetarët; studioni dhe nëse studioni insha-Allah dhe forcoheni me dituri e dini si të ngritën argumentet e dëshmitë dhe si bëhet refuzimi i të kotës, atëherë mejdani i davetit ju pret.
Ndërsa njeriu të merret me refuzime dhe ai nuk mund apo nuk ka dije, kjo gjë nuk bënë kurrsesi, sepse ai bën fesat ma të madh se përmirësim.
Keni kujdes nga kjo, përndryshe refuzimi është i obligueshëm. Thotë Allahu:
وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
“Dhe polemizo me ata (kundërshtarët) në mënyrën më të mirë.“ 16:125
Pra, refuzimi është i obligueshëm, mirëpo pas studimit dhe ngritjes së argumentit për refuzuesin, si dhe të kemi njohuri për gabimin në fjalë. Sepse disa njerëz besojnë se diçka është gabim dhe ajo nuk është gabim.
E refuzon ndërsa një gjë e tillë nuk është gabim. Këtë veprim e bën nga injoranca e tij. Andaj, patjetër duhet që ta gjejmë gabimin, pastaj ta refuzojmë atë me dituri. Thotë Allahu:
نَبِّؤُونِي بِعِلْمٍ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ
“Më tregoni, pra, me fakte të ditura nëse jeni të sinqertë.” 6:143
Me dituri, e jo ta ndryshosh apo të nxitosh. Ndryshimi është i obligueshëm po duhet që të bëhet me dituri dhe me urtësi. Thotë Allahu:
وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
“Dhe polemizo me ata (kundërshtarët) në mënyrën më të mirë.“ 16:125
Dhe nuk mund të polemizojmë në mënyrën më të mirë, përveçse me dije.”