Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk duhet ngritur duart pas namazit apo gjatë hutbes së xhumasë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (16/99-100)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A është e përshkruar ngritja e duarve gjatë bërjes dua dhe fshirja e fytyrës pas namazeve vullnetare të cilat falen para dhe pas namazit farz, dhe po ashtu kur predikuesi bën dua në fund të hutbes së xhumasë?”

Përgjigje: ”Ngritja e duarve dhe bërja dua pas përfundimit të një namazi nuk është e përshkruar. Nëse ai dëshiron të bën dua është më mirë për të që ta bëjë këtë gjatë namazit se sa pas namazit. Ibn Mesudi radijAllahu anhu ka transmetuar se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë, kur ai foli në lidhje me teshehudin:

”Pastaj ai mund të kërkojë (të lutet për) atë që ai dëshiron.”

Disa njerëz të thjeshtë ngrehin duart dhe bëjnë dua pas çdo namazi vullnetar. Menjëherë pas bërjes teslim ata i ngrehin duartë, sikurse ngritja e duarve të ishte qëllimi i vetëm. Pastaj i fshijnë fytyrat e tyre. Ata kujdesen për këtë veprim sepse ata e konsiderojnë atë të jetë i përshkruar, diçka që nuk është. Të kujdesurit e këtij veprimi në këtë mënyrë është bidat.

Ndërsa lidhur me ngritjen e duarve të tyre kur imami predikon në ditën e xhuma, as kjo gjë nuk është përshkruar. Sahabët radijallahu ahnum e dënuan Bishr bin Meruanin për shkak se kishte ngritur duart e tij gjatë hutbes së xhumasë1. Përjashtimi i vetëm është nëse imami lutet për shi. Është konfirmuar nga Profeti salallahu alejhi ue selem, se ai ngriti duart e tij gjatë një hutbe të xhumasë dhe e e luti Allahun për shi2 pas së cilës njerëzit bënë të njëjtën gjë3. Pra duart nuk duhet të ngriten në asnjë rastë tjetër gjatë hutbes së xhumasë.”

____________________________________

1 Muslim (874).

2 Buhari (933) dhe Muslimi (897).

3 Buhari (1029).

Shpërndaje: