Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika esh-Shehri (76 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua që kishte ciklin e saj menstrual erdhi në Mekë për ta bërë haxhin kiran (umren dhe haxhin së bashku). Ditën para ditës së Arafatit ajo bëri sa’in mes Safas dhe Merues pas së cilës ajo plotësoi veprimet e haxhit. Pasi u pastrua nga menstruacionet e saj, ajo bëri tavaf rreth Qabes pa bërë sa’in përsëri. Cili është gjykimi për veprimin e saj?
Përgjigje: Sa’i i saj është i pavlefshëm. Sa’i është një nga shtyllat e haxhit. Ajo nuk bëri sa’in pas tavafit. Pra ajo duhet të shkojë në Mekë tani dhe ta bëjë sa’in. Ajo nuk duhet të mendoj se është liruar nga lirimi i dytë.