Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk e doni profetin ﷺ, prandaj nuk e festoni mevludin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Shumica e të afërmve të mi i përkasin tarikatit tixhani, sufi, ata e festojnë mevludin dhe bëjnë bidate të shumta gjatë mevludit, dhe thonë se ne nuk e duam profetin dhe prandaj nuk ia festojmë ditëlindjen atij, dhe thonë se ata e duan atë -alejhi selatu ue selam-. Si t’i përgjigjemi atyre?

Përgjigje: Ata thonë se ai që nuk ia feston ditëlindjen të dërguarit nuk e do të dërguarin. Thuaju atyre ai që e do të dërguarin e pason të dërguarin. I dërguari nuk na ka ligjësuar festimin e mevludit, as nuk e ka festuar vetë, as sahabët e tij nuk e kanë festuar atë. Nëse e do të dërguarin mos e festo mevludin sepse i dërguari e ka ndaluar bidatin dhe ky veprim është prej bidateve. Tregoja këtë dhe mos u merr me ta!

Shpërndaje: