“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk është e dëshirueshme për gruan që ta fal namazin e xhumasë

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (16/35-36)

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është mendimi i saktë në lidhje me pjesmarrjen e gruas në namazin e xhumasë?

Përgjigje: Mendimi i saktë është se nuk është prej sunnetit që ajo të merrë pjesë në namazin e xhumasë apo në ndonjë namaz tjetër me përjashtim të namazit të bajramit. Profeti ﷺ urdhëroi gratë që të marrin pjesë në namazin e bajramit. Çdo gjë tjetër është e lejuar, por jo e dëshirueshme.

Nëse gruaja dëshiron të del për në namazin e bajramit apo në ndonjë namaz tjetër ose në dyqan nëse është e nevojshme, ajo është e obliguar që të veshet si duhet (sipas sheriatit) dhe jo me rroba tërheqëse apo e parfumuar. Ajo duhet të delë me drojë.

Shpërndaje: