Flet: Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://www.subulsalam.com/play.php?catsmktba=27985
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ju e dini se kemi obligim të mësojmë katër gjëra:
1 – Dijen.
2 – Veprën.
3 – Davetin.
4 – Durimin me vështirësi.
A dëshiron t’u tregosh njerëzve se çka është e ligjshme, e paligjshme, Sunnet, bidat dhe e ndaluar, ndërsa njëkohësisht ti do që askush të mos flet keq për ty? A është e logjikshme kjo? Ti po u tregon njerëzve se çka është e ligjshme dhe e paligjshme. Nëse e sheh një person duke mëkatuar e urdhëron atë që të ketë frikë Allahun dhe të mos mëkatojë dhe ia citon Kuranin dhe Sunnetin. Ti tregon se çka është bidat dhe çka është Sunnet. A do tani që të gjithë të duan ty? A është e logjikshme? Këtë nuk e përjetoi as i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Kishte njerëz që e lënduan atë, i rezistuan, dhe luftuan kundër tij në mënyrë që ai u plagos dhe iu thyen dhëmballët dhe helmeti iu prish. Pra nuk shkonë kështu. Ai që dëshiron që ta duan të gjithë njerëzit është një person që do të bëjë kompromis në dëm të fesë.