Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Data e fetvas: 13/6-1433 ose 4/5-2012
Burimi: http://www.subulsalam.com/site/audios/alfozan/divers/130.Asalafiya7aqiqatoha-13-6-1433.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Thotë Muhammed Hasan:
”Pse një hutbe ose një ligjëratë e tërë të jetë në lidhje me shirkun që bëhet tek varret?! Çfarë është dobia në këtë, kur në vend të kësaj mund të jepet një këshillë në aspekt të përgjithshëm, ngase nuk është mirë që të shpenzohet ligjëratë e tërë në një çështje që nuk është prezent në mesin tonë. Çfarë mendoni ju për këtë?”
Imam Feuzan: ”Kjo është lajthitje dhe urrejtje ndaj thirrjes në teuhid dhe largimit nga shirku. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) sa kaloi në Meke duke thirrur në teuhid? A nuk kaloi aty trembëdhjetë vite? Ai thirri në teuhid para se të obligohet me namaz, zekat, agjërim e haxh. Thirrjen në teuhid e vazhdoi edhe më pas.
Dhe nuk i pengoi askujt, përveç atij që ishte munafik apo kafir. Allahu na ruajt. Është patjetër që të thërrasësh në Teuhid dhe të ndalosh të tjerët për shirk, qoftë kjo në ligjërata, hutbe të xhumasë, e në ndonjë rast tjetër. Kjo është diçka patjetër dhe kjo është baza e fesë në të cilën kanë thirrur të dërguarit e Allahut. Thotë Allahu:
”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje, e të mos i kemi shpallur atij se: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni”!” 21:25
I ka thënë profeti (salAllahu alejhi ue selem) Muadhit kur e dërgoi atë në Jemen:
”Ti do të shkosh tek një popull që janë pasues të Librit, andaj, le të jetë gjëja e parë në të cilën ti i thërret se Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) pos Allahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij. E nëse i përgjigjen thirrjes sate, atëherë mësoji ata se Allahu ua ka obliguar pesë namazet…”
Nuk ka asnjë vlerë prej namazit e as prej ndonjë vepre tjetër, kur është prezent tek njeriu edhe shirku. Shirku i shkatërron veprat. Thotë Allahu:
”Por nëse ata i bëjnë ortak Allahut, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.” En-Aam, 6:88
Nuk ka vlerë asnjë vepra e mirë kur njeriu bën shirk. Prandaj edhe është e detyrueshme që të përqendrohemi në shpjegimin e çështjeve të besimit të vërtetë dhe të sqaruarit e asaj që e kundërshton atë e që është shirk.