Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk është mirë që të shpenzohen ligjërata të tëra në thirrje për në Teuhid nr (2)

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sharh Tethir-il-I´tikad (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13202

Data e fetvas: 12/3-1432 ose 15/2-2011

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Muhammed Hasan thotë:

Pse një hutbe ose një ligjëratë të jetë në lidhje me shirkun që bëhet në varre?! Çfarë është dobia në këtë, kur në vend të kësaj mund të ipet një këshillë e përgjithshme, ngase nuk është mirë që të shpenzohet ligjërata në një çështje që nuk është prezente në mesin tonë, çfarë mendoni ju për këtë?

Pyetje: “Është një thirrës në fe, që thotë se thirrësi nuk duhet të flet shumë për idhujtarinë rreth varreve, dhe se është e mjaftueshme që të thuhet diçka shpejt në formë përkujtimi. Argumenti i tij është se adhurimi i varreve gati se nuk ekziston fare sot… ”

Përgjigje: “Unë kërkoj strehim tek Allahu. Adhurimi i varreve gati se nuk ekziston fare sot? Atëherë çfarë është ajo që veprohet në tërë botën sot? A nuk adhurohen varret? Ai e mohon realitetin. Ai ose është injorant ose mashtrues. Këta njerëz thonë se në vend të kësaj duhet të luftohet idhujtaria e pallateve dhe të lihen idhujtaria e varrezave. Kështu thonë ata. Kjo do të thotë se ju duhet ti vërsuleni sunduesve dhe udhëheqësve dhe të lihen të qetë adhuruesit e idhujve tek varret dhe të mos i thuhet atyre asgjë. Synimi i tyre është idhujtaria e pallateve dhe jo idhujtaria e adhuresve të varreve.

Shpërndaje: