Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: (Silsilat-ul-Huda uen-Nur (135 dhe 179))
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
“Ka nga ata që thonë se gruaja duhet të mbulojë fytyrën e saj, nëse ajo është e bukur dhe ka sprova. Çfarë thonë ata, për gruan e bukur nga fisi Hath’am e cila në prani të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) shikoi në sahabiun el-Fadl dhe ai shikoi në atë? A nuk hyri djalli këtu?!”
“Nga filozofia është që të thuhet se gruaja duhet të mbulojë fytyrën e saj sepse fytyra është bukuria e saj më e madhe. Atëherë, edhe burri duhet të mbulojë fytyrën e tij sepse edhe fytyra tek ai është bukuria më e madhe”
“Bukuria më e madhe e gruas janë sytë e saj. A nuk e ke dëgjuar se çfarë thotë poeti:
‘Mos lufto zemrën time me sytë e tu – dy të dobët e mundin një të fortë?”
”Të besoshë se është e detyrueshme për të mbuluar fytyrën, sepse mosbulimi i fytyrës është sprovë, kjo është një filozofi që ska të bëjë asgjë me Islamin.”