Imam Ismail Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsiri Ibn Kethir 6/522
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -te ala- thotë:
“As pasuria juaj, as fëmijët tuaj nuk do t’ju afrojnë më shumë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (e meritojnë këtë). Ata do të kenë shpërblim të shumëfishtë për atë që kanë bërë dhe do të jenë të sigurt në banesa të larta në xhenet.” Sebe’, 34:37
Pasuria dhe fëmijët tuaj nuk janë argument që Allahu ju do apo që Ai përkujdeset për ju.
Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:
“Me të vërtetë, Allahu nuk shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por shikon zemrat dhe veprat tuaja.”
Transmeton Muslimi (2564).