Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk frikësohemi se dikush do të regjistrojë një audiokasetë ndaj neve

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Fadha’ih ue Nasa’ih, fq. 167

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Elhamdulilah, Sunneti është përhapur. Mos kini frikë se dikush do të regjistrojë një audio kasetë ndaj neve. Le të regjistrojnë njëqind audio kaseta ndaj nesh.

Dhe nëse ata thonë se ne jemi spiunë, ne u themi se shtetet nuk na duan ne si agjentë. Sepse ne i japim secilit atë që e meriton. Një spiun duhet të jetë si një mace që përvidhet këtu dhe aty. Ata nuk duan agjentë të cilët flasin të vërtetën. Neve nuk na intereson fare për atë që ata thonë. Le të thonë çfarë të duan. Ne vetëm themi:

مُوتُواْ بِغَيْظِكُمْ

”Thuaju: ”Vdisni me atë mllef tuajin!” 3:119

Shpërndaje: