“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk i ka kushtet që t’i ndaj fëmijët në shtretër të veçantë

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva 

Burimi: Fetvaja nr 21672

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një njeri ka shumë fëmijë dhe jeton me familjen e tij në një dhomë të vogël që mezi i zë ata. Çfarë duhet të bëjë ai që të mos bjerë në konflikt me urdhrin e të dërguarit të Allahut -صلى الله عليه و سلم- , që fëmijët duhet të flenë në shtretër të ndarë kur të arrijnë ata moshën e caktuar?

Përgjigje: Ndarja e fëmijëve nga shtretërit është e detyrueshme sipas mundësisë. Myslimani duhet të përpiqet shumë, në mënyrë që ta përmbush këtë detyrim.

Allahu –تعالى- ka thënë:

لاَ يُكَلِّفُ اللّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا

“Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të tij.” 2:286

Gjithashtu thotë:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

“Prandaj, shprehni devotshmëri (kijeni frikë) Allahut sa të mundeni!” 64:16

Profeti -صلى الله عليه و سلم- ka thënë:

إذا أمرتكم بأمر فأتوا منه ما استطعتم

“Kur të ju urdhëroj të bëni diçka, bëni atë aq sa keni mundësi.”

Shpërndaje: