Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk ia përmend Rabi el-Medkhalin studentëve të rinj

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=154428

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur disa vëllezër duan të këshillojë nxënësit fillestarë, nuk i përmendin dijetarët e mëdhenj të cilët janë të njohur për kritika. Ata përmendin vetëm dijetarët e mëdhenj për të cilët nuk ka mospajtime rreth tyre. Ata thonë se studentët mund të irritohen nëse dijetarët e mëdhenj si shejkh Rabi el-Medkhali përmenden.

Përgjigje: Shejkh Rabi është një nga dijetarët e mëdhenj të Ehl-us-Sunnetit. Nuk është e turpshme për ta përmendur atë. Ai nuk është një gjë e keqe për të mos e përmendur atë. Shejkh Rabi është një nga dijetarët e Ehl-us-Sunnetit në këtë kohë, sipas dëshmive të dijetarëve të mëdhenj të sotëm dhe jo vetëm sipas dëshmive tona. Ai nuk është një person që të turpërohesh për ta përmendur. Të vetmit njerëz që u vjen turp nga kjo është një njeri i sëmurë dhe i devijuar, ose ai i cili beson se ka arritur një përfundim të saktë, por ai në fakt ka gabuar. Shejh Rabi është një nga dijetarët që përmenden sot. Ai është një prej dijetarëve të Ehl-us-Sunnetit, që është krenari ta përmendim. Ai është një luftëtar kur është fjala për të ruajtur dhe për ta mbrojtur Sunnetin. Gjithashtu edhe vëllezërit e tij nga dijetarët e Ehl-us-Sunnetit gjatë të gjitha kohërave. Nuk ka turp për të përmendur dijetarët e Ehl-us-Sunnetit. Kjo është gabim dhe është një fjalë shumë e çuditshme.

Shpërndaje: