Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk janë fëmijët që përcaktojnë dobitë dhe dëmet e bojkotimit

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: el-Lubab, fq. 48-49
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa vëllezër thonë se nuk duhet të ndëshkohet një bidatçi me anë të bojkotimit përveç nëse ka dobi, përndryshe nuk lejohet, për dallim nga bojkoti që bëhet për t’u ruajtur, i cili lejohet për çdonjërin sepse njeriu me këtë bojkot e ruan veten nga dyshimet. Çfarë thoni ju për këtë?

Përgjigje: A janë fëmijët që përcaktojnë dobitë dhe dëmet? Dobia e nxënësit fillestar qëndron që të ikë nga pasuesit e bidateve. Kemi provuar kaq shumë raste kur njerëzit e ndoqën metodologjinë e selefëve me këtë temij (butësi dhe pasivitet ndaj kundërshtuesve), të cilët devijuan dhe dolën jashtë menhexhit selefi, e më pas u bënë armiq të Ehli-Sunnetit.

Unë mendoj që djaloshi fillestar në kërkimin e dijes duhet ta shpëtojnë fenë e tij sikurse vepruan selefët e mëdhenj, të mbyll veshët dhe të mos dëgjojë diçka nga pasuesit e bidateve nga frika që shejtani të hedh një sprovë në ta në mënyrë që ajo të mbetet. Prej këtyre dijetarëve fisnikë që vepruan në këtë mënyrë ishin Ejub es-Sikhtijani, Ibn Sirini dhe shokët e tyre. Ka një libër që do t’ju arrijë. Libri shpjegon këto çështje. Kur t’iu arrijë ju lexojeni atë dhe përfitoni prej tij.

Ndërsa në lidhje me dijetarin të cilit i ka dhënë Allahu fuqi dhe qëndrueshmëri dhe ai di në lidhje me këtë, e ka obligim të luftoj pasuesit e bidateve përmes davetit të tij, sqarimit dhe argumentimit kundër tyre. Megjithatë, i riu nuk duhet të përzihet me ta. Ai nuk duhet të ulet bashkë me ta. Ai nuk duhet të debatojë me ta. Në vend të kësaj, ai duhet të kërkojë dije të dobishme nga burimet autentike dhe do të fitojë një dituri të rrënjosur thellë. Kur ai të merr një dije të rrënjosur thellë dhe sheh se mund të ndikojë në pasuesit e bidateve dhe t’ua vendosë argumentet atyre dhe t’i kthej shumë prej tyre në të vërtetën, ai e bën këtë. Nëse ai e ndien se është i dobët dhe i paaftë, ai nuk duhet t’u afrohet atyre edhe sikurse ai të ishte dijetar. I tilli duhet t’u përmbahet mësimeve të Ehl-us-Sunnetit, të shoqërohet me pasuesit e sunnetit ta dhe të përhapë të mirën mes tyre.

Këto janë dobitë e duhura. Është më e rëndësishme të evitohen dëmet sesa të arrihen dobitë. Nuk është çdo fëmijë që mund të vlerësojnë dobitë. Ndërsa këta bëhen mumejie (zbuten dhe bëhen pasiv përballë kundërshtuesve). Ata e kanë kuptuar se ata kanë arritur të bëjnë shumë të rinj të lënë pozicionin e tyre fisnik për bidate. O të rinj! Jini shumë të kujdesshëm në lidhje me komplotet e pasuesve të bidateve.

Shpërndaje: