Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Likaun Meftuh bi Afif (59)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi mbi ilahitë dhe filmat Islam, duke ditur se këto janë përhapur në shkolla, kampe verore dhe në dyqanet që shesin libra e kaseta?”
Përgjigje: “Në Islam, nuk ka asgjë e cila quhet ilahi apo film Islam. Ato janë gjëra të cilat janë shpikur dhe janë marrë nga jomyslimanët. Në Islam nuk ka as ilahi, as filma, as shfaqje teatrale, as kinema apo diçka të ngjashme me to.
Në Islam ka vetëm gjëra të mira, mësim të diturisë së dobishme, vepra të mira, moral të mirë dhe kërkim të diturisë. Ndërsa ato janë vetëm argëtim i kotë. Qëllimi i tyre është t’i argëtojnë të pranishmit dhe publikun. Qëllimi nuk është as që të përfitojë Islami e as myslimanët.”