Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith adh-Dhaifah (3/609)
www.perlatmuslimane.com
El-Bejhaki ka thënë në ”es-Sunnen”: ”Janë raportuar hadithe të dobëta në lidhje me periudhën minimale dhe maksimale në lidhje me periudhën e menstracioneve. Unë e kam bërë të qartë dobësinë e tyre në ”el-Khilafijat ‘.”
Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh u pyet rreth këtij hadithi
”Periudha menstruale është tre, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë ose dhjetë ditë. Çdo gjë përpos kësaj është gjakderdhje. ”(Ibën Adij 1/85)
Dhe u përgjigj: ”Kjo është falso dhe është një gënjeshtër e trilluar sipas të gjithë dijetarëve të hadithit.” Mexhmu-ul-Fataua (21/623).
Këtë mendim të cilin e ka Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmije e ka pasuar edhe Ibn Hazmi në ”el-Muhalla”.
Shaukani ka thënë në ”es-Sejl el-Xharrar 1/142”: ”Asgjë e përshtatshme nuk është raportuar në lidhje me periudhën minimale dhe maksilame të menstruacioneve. Çdo gjë (transmetim) është ose janë të trilluar ose me të vërtetë janë shumë të dobëta. ”
Kjo është më e mira dhe më koncize që mund të arrihet si një përmbledhje e kësaj analizë të dobishme në të cilën Allahu më ka drejtuar mua. Unë shpresoj që të shpërblehem prej Tij.
Dobi: Dijetarët nuk pajtohen në lidhje me periudhën minimale dhe maksimale të mestracioneve. Mendimi i saktë është ajo që Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmije ka thënë, vërtet që të dyave iu mungon një kufi i caktuar Mexhmu-ul-Fataua (19/237).
Përderisa gruaja e sheh periudhën e saj duke vazhduar, ajo e konsideron atë si gjak menstrual edhe nëse kjo do të jetë më shkurt se një ditë.
Megjithatë nëse asaj gjithmonë i rrjedh gjak, kështu që është e ditur se ky nuk është gjak menstrual. Përmes Sheriatit dhe gjuhës ne e dimë se gruaja është e pastër dhe nganjëherë papastër. Periudha e saj e pastër ka vendimet e saj dhe periudha e menstruacioneve të saj ka vendimet e saj.