Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith edh-Da’ifah (3/407)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Në vitin 1385 hixhri, për herë të parë udhëtova në Jeruzalem, kur Jordania dhe Siria i lejonin qytetarët e tyre përkatës të udhëtonin për në Jerusalem. E shfrytëzova rastin dhe shkova atje për t’u falur në xhaminë El-Aksa. Kam vizituar edhe shkëmbin, për nga kureshtja vetëm, jo pse ai ka ndonjë vlerë Sheriatike, ndryshe nga ajo që shumica mendojnë dhe që shumë qeveri e përkrahin. Në brendësi të derës në hyrje te shkëmbi ishte një hadith që pohonte se shkëmbi vjen nga xheneti. Nuk më kishte shkuar në mendje atëherë që ta shkruaja për ta studiuar, megjithëse unë besoja fuqishëm se ishte i shpikur.