Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk ka barazi gjinore në Islam

Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adua-ul-Bejan (5/169)

Pëktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Për shkak të dallimeve të mëdha qenësore mes gjinisë mashkullore dhe gjininë femërore, Allahu (xhela ue ala) bëri dallimin mes tyre në çështjet e lidhura me divorcin. Është burri që mund ta divorcojë gruan, e jo e kundërta. Ai bëri dallim mes tyre në lidhje me trashëgiminë. Ai bëri dallimin mes tyre, kur lejoi fëmijën që t’i përket babait. Ai bëri dallimin mes tyre, kur lejoi që burri të martohet me katër gra, dhe jo anasjelltas. Ai tha në mënyrë të qartë se dëshmia e dy grave korrespondon me dëshminë e një burri:

أَن تَضِلَّ إْحْدَاهُمَا فَتُذَكِّرَ إِحْدَاهُمَا الأُخْرَى

”Kështu që nëse njëra harron, tjetra ia kujton.” 1

Allahu i krijoi të dy palët dhe di pa dyshim më mirë për realitetin e të dy palëve. Ai ka thënë në mënyrë të qartë se nuk ka barazi:

أَلَكُمُ الذَّكَرُ وَلَهُ الْأُنثَى تِلْكَ إِذًا قِسْمَةٌ ضِيزَى

”A mendoni se meshkujt janë tuajit, e të Atij femrat? Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!.” 2

Do të thotë një e padrejtë e tillë. Ky dallim nuk është barazi për shkak se gjinia mashkullore është më e lartë se ajo femërorë. Kështu gruaja e Imranit ra në një situatë problematike kur ajo e lindi Mejremën. Allahu (te ala) ka thënë:

فَلَمَّا وَضَعَتْهَا قَالَتْ رَبِّ إِنِّي وَضَعْتُهَا أُنثَى وَاللّهُ أَعْلَمُ بِمَا وَضَعَتْ وَلَيْسَ الذَّكَرُ كَالأُنثَى

”E kur ajo e lindi tha: “Zoti im, unë e linda femër.” Po Allahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra.” 3

Gruaja e Imranit pra tha:

وَلَيْسَ الذَّكَرُ كَالأُنثَى

”E mashkulli nuk është si femra.”

Ajo kishte plotësisht me të drejtë.

“Një fëmijë mashkulli nuk është si një femër.”

Ndërsa kufarët dhe përkrahësit e tyre thonë se burri dhe gruaja janë të barabartë.


1 2:282

2 53:21-22

3 3:36

Shpërndaje: