Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk ka barazi në Islam, por ka drejtësi

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (13 A), min: 27.44

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimna.com

Pyetje: Nëse njeriu dëshiron t’u ndajë pasuri fëmijëve të tij. Ai duhet t’u japë bijve të tij dy herë më shumë se sa vajzave pasi që Allahu (te ala) ka thënë:

لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الأُنثَيَيْنِ

“Allahu ju urdhëron ju për sa i takon trashëgimisë së fëmijëve: një mashkulli sa dy femra.” 1

A po ai duhet t’i ndajë ato në mënyrë të barabartë pasi që profeti ka thënë:

“Keni frikë Allahun dhe jini të drejtë me fëmijët tuaj.”2?

Nëse ai e vepron të parën gjatë jetës së tij dhe vdes, atëherë a duhet ajo që u është dhënë bijve ti jepet vajzave?

Përgjigje: Para së gjithash unë pyes në qoftë se ai ka për qëllim me atë pasuri shpenzimet për fëmijët ose dhuratë përtej saj.

Në qoftë se kjo është në lidhje me shpenzimet, ai duhet ti japë secilit atë që ata kanë nevojë, pak apo shumë. Në qoftë se një nga bijtë ka nevojë të martohet, ai e financon martesën e tij. Në qoftë se një nga vajzat sëmuret dhe kanë nevojë për ilaçe të shtrenjta, ai financon ilaçet e saj.

Nëse është fjala për dhuratën shtesë shpenzimeve, atëherë bijve duhet t’u ipet dy herë më shumë se sa vajzave. Ndarja e pasurisë nga askujt nuk është e më e drejtë se ajo e Allahut (azze ue xhel). Nëse ai jep birit të tij 100, ai i jep vajzës 50. Dhe në qoftë se ai vdes, atëherë ajo që i është dhënë bijve nuk duhet ti jepet bijave. Sepse ajo që është e saktë dhe e vërtetë është se djali merr dy herë më shumë se vajza. Hadithi:

“Kini frikë Allahun dhe jini të drejtë me fëmijët tuaj.”

do të thotë të synosh drejtësinë siç që është kumtuar në sunnet dhe Kuran. Kjo është drejtësia.

Ne duhet të bëjnë dallimin midis drejtësisë dhe barazisë. Sot shumë thonë se Islami është feja e barazisë. Kjo është gabim. Nuk ka asnjë fjalë në Kuran që thotë barazinë apo se të gjithë njerëzit janë të barabartë. Shumica e asaj që është në Kuran e mohon barazinë:

لَا يَسْتَوِي مِنكُم مَّنْ أَنفَقَ مِن قَبْلِ الْفَتْحِ وَقَاتَلَ أُوْلَئِكَ أَعْظَمُ دَرَجَةً مِّنَ الَّذِينَ أَنفَقُوا مِن بَعْدُ وَقَاتَلُوا وَكُلًّا وَعَدَ اللَّهُ الْحُسْنَى

”Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit (të Mekës), sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas.” 3

لاَّ يَسْتَوِي الْقَاعِدُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ غَيْرُ أُوْلِي الضَّرَرِ وَالْمُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللّهِ بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ

“Nuk janë të barabartë ata besimtarë që nga sëmundja apo jo mundësia rrinë në shtëpitë e tyre, me ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e Allahut.” 4

قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الأَعْمَى وَالْبَصِيرُ أَمْ هَلْ تَسْتَوِي الظُّلُمَاتُ وَالنُّورُ

“Thuaj: “A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?” 5

Pra, shumica e Kuranit e mohon barazinë. Ndërsa Kurani mbështet drejtësinë:

إِنَّ اللّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالإِحْسَانِ

“Allahu urdhëron që drejtësia të mbisundojë.” 6

اعْدِلُواْ هُوَ أَقْرَبُ

“Jini të drejtë, kjo është më afër përkushtimit dhe keni frikë Allahun.” 7

Ka dallim në mes të drejtësisë dhe barazisë. Nëse ne do të zbatonin fjalën “barazi”, ne do të thoshim se djalit dhe vajzës duhet tu jepet e njëjta sasi, të cilën pretenduesit e të drejtave të sotëm e propagandojnë. Dhe nëse flasim në mënyrë të drejtë ne i japim djalit atë që ai e meriton dhe vajzës atë që ajo e meriton. Kështu që unë i lutem vëllezërve tanë në mesin e atyre që merren me shkrime dhe të tjerëve që ti kushtoj vëmendje kësaj. Fjala “barazi” është futur nga individë të kësaj kohe. Allahu e di më mirë se si ata e kanë futur këtë. Kjo mund të jetë për shkak të keqkuptimit, kjo mund të jetë për shkaqe tjera. Feja është e drejtë dhe drejtësi do të thotë që secilit ti jepet ajo që e meriton.


1 4:11.

2 Bukhari (2587).

3 57:10.

4 4:95.

5 13:16.

6 16:90.

7 5:8.

Shpërndaje: