Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk ka besim të plotë ai që sillet keq ndaj fqinjit!

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (10 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: I dërguari ﷺ ka thënë:

“Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar, ai që fqinji i tij nuk ndihet i sigurt nga e keqja e tij.”

Çfarë duhet të bëj nëse fqinji im më trajton keq?

Përgjigje: Ai nuk është besimtar nëse ai të trajton keq. Kjo nuk do të thotë se ai është jobesimtar. Kjo do të thotë se besimi i tij është i plotë. Besimi i tij është pra është i mangët. Ndonjëherë me mohimin e besimit është për qëllim kufri (mosbesimi) të madh dhe nganjëherë është për qëllim mëkatari i cili vepron gjëra që kundërshtojnë plotësinë  e besimit. Kur i dërguari ﷺ shprehet me fjalën:

“Nuk ka besuar ai që e vepron këtë…”

duhet shikuar, nëse ajo vepër e përjashton nga feja, atëherë ka për qëllimi mohimin e besimit të tij në tërësi, por nëse vepra e tij nuk e përjashton nga feja, atëherë është për qëllim mohimit i besimit të plotë, pra shprehja:

“nuk ka besuar”

d.m.th. nuk ka besuar plotësisht.

Shpërndaje: