“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk ke nevojë për librat e Sejjid Kutbit!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

 Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=WUzR4NrbRD8

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Librat ”Nën hijen e Kuranit”, ”E drejta Shoqërore” të Sejjid Kutubit dhe ”Ringjallja e Shkencave Shoqërore” nga Ebu Hamid el-Gazali në to ka gjëra të mira dhe gjëra të këqija. Pyetja ime në lidhje me këto është: A më lejohet të citoj gjërat e mirat nga këto libra kur dua të këshillojë dikë apo kur dua të shkruaj diçka?

Përgjigje: Allahu të ka dhënë mjaftueshëm (libra të mira) që të mos kesh nevojë për libra të tilla. Ke librat e Selefëve, dijetarëve dhe të imamëve të njohur. Referohu librave të tilla dhe shmangu nga librat që janë kritikuar dhe flitet për to. Braktisi ato! Mirësitë që gjenden në këto libra ato veçse ekzistojnë në librat e besueshme dhe të njohura (të dijetarëve). Ndërsa në lidhje me të këqijat të cilat gjenden në ato libra që i përmende, do të kursehesh (nëse qëndron larg tyre).

Shpërndaje: