“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk lejohet braktisja e rrugës Selefije

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babi-Meftuh (167 A)

Data e fetvas: 15.6.1418 ose 17.10.1997

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë thoni për të rinjtë nga pjesët lindore të vendit, që dëshiruan t’i thërrasin Rafidat (shiat) në të vërtetën, por u konvertuan në doktrinën e tyre. A mendon se ata duhet bojkotuar apo këshilluar?”

Imam Uthejmin: “Ata a dëshiruan që t’i thërrasin Rafidat në Sunnet?”

Pyetësi: “Po.”

Imam Uthejmin: “Si duan t’i thërrasin ata në Sunnet, kur ata kanë doktrinën e tyre?”

Pyetësi: “Në fillim, ata nuk dëshiruan të jenë sikurse Rafidat, por pas shoqërimit me ta për një kohë, ata kaluan në fenë e Rafidave.”

Imam Uthejmin: “Pra, ata u bën Rafida?”

Pyetësi: “Po. Disa prej tyre madje thonë se ata besojnë se Husejni është i bekuar, ndërsa të tjerët bien dakord që t’i martojnë vajzat e tyre me Rafidat.”

Imam Uthejmin: “Nuk ka asnjë dyshim që këta kanë shkuar prapa, kur ata lënë të mirën për të keqen. Ata janë të detyruar që të pendohen tek Allahu dhe të kthehen tek mendja e shëndoshë. Ne dëshmojmë se Husejn bin Ali bin Ebi Talib radijAllahu anhuma dhe vëllai i tij Hasani janë zotërinjtë e të rinjve në Xhenet. Ne i njohim mirësitë e tij dhe besojmë se ajo që i ndodhi atij, ishte një sprovë nga Allahu Azze ue Xhel. Ai duroi dhe shpresoi shpërblimin, kështu që ai arriti nivelin e durimtarëve.

Megjithatë, në asnjë rast nuk është e lejuar braktisja e Selefizmit – Sunnetit për një doktorin të shpikur, e cila bie në kundërshtim me doktrinën e Ehlus-Sunnetit. Nëse këta njerëz vazhdojnë në këtë rrugë, është e detyrueshme të bojkotohen, por pasi që të këshillohen.”

Shpërndaje: