Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk lejohet për meshkujt lëshimi i veshjes poshtë zogut të këmbës

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Hadith “Inna Kunne fil-Xhahilijjeh”, fq. 259

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi që djemtë e ri t’i lëshojnë rrobat nën zogun e këmbëve?

Përgjigje: Nuk është e lejuar për burrat apo djemtë që t’i kenë rrobat nën zogun e këmbëve. Kjo gjë është Isbal për gjininë mashkullore. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

ما أسفل الكعبين فهو في النار

“Çdo gjë (petk) që është nën zogun e këmbës është në zjarr.” Buhariu 5787.

Sa i përket gruas, ajo është e detyrueshme që të vishet me rroba që mbulojnë zogun e këmbëve të saj, duke bërë që pos kësaj, ajo të mbulojë edhe thembrat. Pra, ajo duhet t’i mbulojë pjesët e pasme të këmbëve duke mbuluar thembrat.

Në ditët e sotme po ndodh e kundërta. Burrat vishen me veshje të gjata, ndërsa femrat vishen me rroba të shkurtra, kështu që kërciri i tyre duket. Disa gra shfaqin madje edhe kofshët dhe e gjithë kjo është nga shejtani.

Shpërndaje: