Alameh Abdul-Aziz bin Abdil-lah Alush-Shejkh
Përgatitit: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Kam lexuar në librin “Da’na Namut hatta Nanal-esh-Shahadeh”. Aty autori (Sulejman el-Ulvan) nënvlerësohen dijetarët dhe pushtetarët dhe i akuzon ata ndër të tjera se kanë anuluar xhihadin. A mendoni se libri duhet të shpërndahet?”
Përgjigje: ”Betohem në Allahun se nuk është e lejuar për të shpërndarë një libër që përbëhet nga një bazë e tillë. Ai është një libër sprovues. Ai është një libër sprovues, nuk lejohet të shpërndahet as ky libër e as libra të ngjashëm. Muslimanët janë të detyruar që ti frikësohen Allahut. Atyre nuk u lejohet që të shkaktojnë sprova. Sprova duhet lënë fjetur, Allahu e mallkoftë atë që e zgjonë atë. Armiqtë tanë urojnë këto raste kur ne vrasim njëri-tjetrin. Kjo është një mundësi e këndshme për ta. Në qoftë se ne merremi me njëri-tjetrin, armiku kursehet nga kjo. Ata do të na dobësojnë dhe do të na sulmojnë. E gjithë kjo rrjedh nga logjikat e dobëta dhe besimi i dobët. Disa prej tyre u është shpërlarë truri ndërsa të tjerët ia duan të keqën umetit.
Sulejman el-Ulvan thotë në kasetën me titullin: ”Let të vdesim në mënyrë që ne të arrijmë martirizimin.”
”Umeti është sprovuar nga pushtetarë që shfuqizojnë dënimet e ligjësuara, e ndalin xhihadin për hirë të Allahut dhe ndalojnë kunutin në pesë namazet. Dijetarët justifikojnë këto qëndrime të turpshme dhe mbrojnë mungesën e të mbështeturit Islamin dhe muslimanët me argumentin se është e detyrueshme për ti dëgjuar dhe për t’iu bindur pushtetarëve në atë që e pëlqejme dhe atë që e urrejmë.”